Tragjedia ishte paralajmëruar/ Del në dritë Dosja Nr.2 e Refit Buzit

Tragjedia ishte paralajmëruar/ Del në dritë Dosja Nr.2 e Refit Buzit

Masakra e ndodhur në korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën Belere Plaka, përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij, rezulton të ketë pasur një paralajmërim të fortë muaj më herët. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, ish-e fejuara e Buzit, Rosalinda Plaka, kishte bërë denoncime në polici për kërcënime serioze ndaj saj. Ajo kishte deklaruar se ish-partneri e kërcënonte vazhdimisht me vrasje, e përndiqte dhe e shantazhonte, ndërsa kishte tentuar edhe ta merrte me forcë. Në një prej dëshmive, ajo kishte treguar se Buzi i kishte thënë: “Do të vras nëse ndahesh prej meje” dhe “nuk ke për të jetuar asnjë ditë të qetë nëse të shoh...