Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku mbeti i plagosur 62-vjeçari Vladimir Bruçi, një emër i njohur për Policinë për shkak të konflikteve të mëparshme. Ngjarja e sotme rikthen në vëmendje një përplasje të ndodhur në të njëjtën zonë në qershor të vitit 2024. Më 3 qershor, Bruçi u dhunua me sende të forta nga gjashtë persona, pas një konflikti për një vend parkimi. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës dënoi tre persona. Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj. Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u dënuan me nga 16 muaj burg. Por konflikti nuk u mbyll me vendimet e gjykatës....