Pasi vodhi 2 kg flori në argjendari, autori zbulon pasionin për maskat: I përdor për Halloween

Pasi vodhi 2 kg flori në argjendari, autori zbulon pasionin për maskat: I përdor për Halloween

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg Argys Kalzin, 32-vjeçarin e arrestuar si të dyshuar për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan, më 5 gusht. Në seancën gjyqësore, Kalzi ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen, ndërsa ka dhënë shpjegime për maskën e gjetur nga hetuesit në një zonë të pyllëzuar pranë vendit ku dyshohet se autorët kanë lënë sende që lidhen me ngjarjen. Në këtë maskë është gjetur material biologjik, i cili sipas ekspertizës përputhet me ADN-në e 32-vjeçarit. Përpara gjykatës, Kalzi ka pretenduar se prania e ADN-së së tij në maskë mund të ketë një tjetër shpjegim. “I kam qejf maskat e Halloween-it. Kam pasur disa, i kam blerë jashtë vendit. I kam përdorur për festë dhe më pas i kam flakur....