Rusia i shpall luftë boshtit Kosovë-Shqipëri-Kroaci/ Moska i del në krah narrativës së Serbisë

Rusia i shpall luftë boshtit Kosovë-Shqipëri-Kroaci/ Moska i del në krah narrativës së Serbisë

Rusia ka ashpërsuar retorikën ndaj bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar këtë nismë si kërcënim për stabilitetin në Ballkan. Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, drejtori i Departamentit të Dytë Evropian në Ministrinë e Jashtme ruse, Yuri Pilipson, e ka përshkruar marrëveshjen trepalëshe si krijim të një “blloku kuazi-ushtarak” në rajon. Diplomati rus ka përsëritur qëndrimin e Serbisë, e cila prej muajsh e kundërshton bashkëpunimin ushtarak mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Pilipson pretendon se ky bashkëpunim është pjesë e një politike të NATO-s për, siç e cilëson ai, “militarizimin e përshpejtuar” të Ballkanit. Sipas tij, krijimi i një boshti Zagreb-Tiranë-Prishtinë mund të rrisë tensionet në rajon dhe të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes vendeve...