Shpërthen “Big Rom”: Akuza të rënda ndaj Napolit, Lukaku tregon pse u largua

Shpërthen “Big Rom”: Akuza të rënda ndaj Napolit, Lukaku tregon pse u largua

Romelu Lukaku ka thyer heshtjen për largimin e tij nga Napoli dhe fjalët e sulmuesit belg kanë ndezur menjëherë polemikat.“Big Rom” luajti minutat e tij të para në Champions League me fanellën e Fenerbahçes, në sfidën e play-off-it ndaj Lyonit të drejtuar nga Paulo Fonseca, e cila përfundoi në barazim 1-1. Pas ndeshjes, Lukaku foli për televizionin belg dhe nuk i kurseu aspak kritikat kur u pyet për vitin e kaluar dhe ndarjen nga Napoli. Sulmuesi 33-vjeçar zbuloi fillimisht se ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Fenerbahçen, me opsion për një sezon tjetër. “Kam nënshkruar për një sezon, me opsion për një tjetër. Shpresoj t’i nderoj këto dy vite dhe më pas të kthehem në shtëpi”, deklaroi Lukaku. Belgu foli edhe për të ardhmen e...