Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari
Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës nga policia vendore, pasi akuzohet se mori me qira pa kontratë lokalin me qëllim për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit. Po ashtu, nën hetim është vënë dhe pronari i lokalit pasi nuk ka lidhur kontratë me administratorin e biznesit. Policia ka sekuestruar tavolina pokeri, çipas dhe 15 aparatë celularë. “Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 14 dyshohet se organizoheshin lojëra fati, nëpërmjet tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë”, njoftoi policia. Gjatë kontrollit të aparateve celularë dhe të lokalit, u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive dhe tavolina pokeri. “Në cilësinë e provës materiale u...
Burimi:
javanews.al