Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

Zgjerimi i shpejtë i turizmit po krijon një treg gjithnjë e më të madh për ushqimet, por prodhimi vendas nuk po arrin ta shfrytëzojë në të njëjtën masë këtë kërkesë. Përfituesit kryesorë po rezultojnë importuesit. Në shtatë muajt e vitit 2026, Shqipëria importoi rreth 606,4 mijë tonë produkte ushqimore, nga 537,4 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia e importuar u rrit me rreth 69 mijë tonë, ose 12,8%, sipas të dhënave të tregtisë së jashtme. Rritja ishte e përhapur në pjesën më të madhe të grupeve të mallrave. Nga 20 grupet kryesore të ushqimeve dhe produkteve bujqësore, 16 shënuan rritje të sasive të importuara. Të dhënat tregojnë se rritja e kërkesës nga turizmi, restorantet dhe strukturat akomoduese nuk po shoqërohet...