Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

Eksportet shënuan një përmirësim të ndjeshëm në muajin korrik, duke u rritur me 10.6%, në përshpejtim nga 6.15 që ishte zgjerimi për periudhën janar-qershor dhe duke i ikur tendencës negative që u konstatua në muajt e parë të vitit. Sipas INSTAT, në Korrik 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 33,7 mld lekë, duke u rritur me 10,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit Korrik 2026, në rritjen e eksporteve prej 10,6 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +8,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,3 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje, ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -4,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe...