‘Amnesty International’: Pakti Rama-Meloni është një marrëveshje katastrofike për emigrantët
Dërgimi dhe mbajtja e emigrantëve dhe azilkërkuesve në qendra jashtë territorit italian, në kuadër të Marrëveshjes Itali–Shqipëri, po rrezikon sigurinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut të njerëzve, tha Amnesty International në një raport. Raporti ‘Ndalimi ekstraterritorial i emigrantëve dhe detyrimet për të drejtat e njeriut’ analizon marrëveshjen e vitit 2023 për krijimin e dy qendrave të migracionit në Shqipëri, të administruara nga autoritetet italiane. Kjo marrëveshje ka çuar në transferimin me forcë të qindra personave, të cilët përballen me mundësinë e mbylljes në qendra ndalimi, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë mundësi të kenë akses në ndihmë juridike. Kushtet atje dhe kostoja e rëndë njerëzore e politikave italiane të transferimit jashtë territorit kanë bërë që disa persona të vetëdëmtohen ose të tentojnë vetëvrasjen. “Ndalimi...
Burimi:
syri.net