Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

Vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i këmbimeve valutore madje kaloi edhe vlerat e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Për shkak të karakteristikave sezonale, tremujori i tretë i vitit shënon zakonisht volumet më të larta vjetore të këmbimeve valutore. Por, këtë vit, shifrat e tremujorit të tretë të vitit të kaluar janë tejkaluar qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar një rekord historik. Përkundrejt rritjes së volumit të këmbimeve, që...