Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje
Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 35 vatra zjarri. Sipas të dhënave zyrtare, 5 vatra mbeten aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat kryesore Dajt, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e zjarrit në Priskë është nën kontroll. Lufaj, Mirditë – Vatra vijon të jetë aktive, me intensitet të ulët. Forcat operacionale po vijojnë ndërhyrjen...
Burimi:
javanews.al