Ngjarja e rëndë/ Pas sherrit të dhunshëm, shqiptari hidhet me makinë në det bashkë me gruan e tij
Një burrë u hodh me makinë në ujërat e portit të Cattolica-s në Itali, së bashku me gruan e tij, pas një grindjeje të dhunshme mes tyre. Të dy arritën të shpëtonin në momentet e fundit, ndërsa burri, pasi u ndihmua nga kalimtarët, u largua dhe tani po kërkohet nga karabinierët në të gjithë territorin. Nga Tommaso Torri, RIMINI TODAY Një grindje e ashpër mes burrit dhe gruas në kabinën e makinës së tyre dhe, papritur, burri e lëshon makinën me gjithë shpejtësinë mbi kalatën e portit, duke u hedhur më pas në ujin e detit. Momente terrori në portin e Cattolica-s, ku të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00, shumë njerëz që ndodheshin aty dëshmuan një skenë si në film. Në bordin e Volkswagen Golf,...
Burimi:
syri.net