Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

Vrasja e turistit, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të ‘Principote’

Policia po zhvillon një operacion për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes të martën pas një konflikti të ndodhur në lokalin “Principote” në Ksamil. Raportohet se forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë, ku dyshohet se fshihen David Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica, pronar i “Principotes”. Ndërkohë, ka dyshime që mund të kenë kaluar tashmë edhe në territorin e Kosovës. Policia ka arrestuar 11 persona për ngjarjen. Krahas Sokrat Lipan alias Vata, i cili goditi me thikë turistin, David Gjana allias Heurteven akuzohet gjithashtu për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim. Sipas Policisë, gjatë kohës që Sokrat Vata e ka qëlluar me...