Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Argys Kalsin, 35 vjeç, i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, ngjarje e regjistruar më 5 gusht. Para gjykatës, Kalsi ka mohuar përfshirjen në grabitje, ndërsa nuk ka bashkëpunuar me hetuesit për të treguar identitetin e personit tjetër që dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarje. 35-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua rreth orës 02:00, pas disa ditësh përgjimi dhe vëzhgimi nga shërbimet policore, të cilat po punonin për identifikimin e autorëve të grabitjes....