Pjesë e organizatës së Jetmir Papës, Greqia sjell nën pranga të kërkuarin Florian Vuka! Grupi akuzohet se trafikoi mbi 7 tonë kokainë
Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Papës, për trafik ndërkombëtar droge. Vuka pritet të dalë përpara GJKKO për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja e cila do të vendosë vijimin e masës “arrest në burg” vendosur më herët ndaj Vukës, apo nëse do të caktojë një masë më lehtësuese se kaq. Grupi kriminal, i cili vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë dhe ku në të paktën 8 episode përgjatë viteve 2019-2021 ka trafiku sasi të mëdha me kokainë, është ende duke u hetuar nga prokurori Alfred Shehu. Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarët...
Burimi:
javanews.al