Banorët ndërhyjnë të parët…/ Zjarr në Gjinar të Elbasanit, flakët rrezikojnë banesën ku ndodhej një e moshuar

Banorët ndërhyjnë të parët…/ Zjarr në Gjinar të Elbasanit, flakët rrezikojnë banesën ku ndodhej një e moshuar

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan. Zjarri dyshohet se ka nisur pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar një banesë dhe një biznes pranë zonës. Në banesë ndodhej një e moshuar, ndërsa situata ka alarmuar banorët. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndërhyrë për të frenuar flakët, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.