Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeçe, e cila u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja. Gjatë seancës, avokati i 32-vjeçares ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata. Yazici ka deklaruar se është kundërshtare e Erdogan dhe po u ekstradua ka frikë se do i kërcënojnë jetën. Sipas gjykatës, fakti që Yazici ka status azili në Francë krijon rrezik që ajo të largohet nga Shqipëria, duke bërë që masa “arrest në burg” të konsiderohet e nevojshme për të garantuar qëndrimin e saj në dispozicion të...