“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

Koreja e Veriut mund të zgjerojë ndjeshëm mbështetjen ushtarake ndaj Rusisë, me deri në 50 mijë trupa të tjera që mund të dërgohen në vend, ndërsa vala e re e forcave koreano-veriore përfshin edhe qindra operatorë dronësh që mund të përdoren kundër objektivave në Ukrainë. Sipas gjeneralmajorit Vadym Skibitskiy, zëvendësdrejtor i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, rreth 8,500 ushtarë koreano-veriorë ndodhen aktualisht në Rusi. Mes tyre janë rreth 1,000 inxhinierë dhe specialistë të çminimit, si dhe rreth 400 operatorë dronësh. Sipas tij, këta operatorë kanë fituar përvojë nga dislokimet e mëparshme dhe dronët mund të përdoren si për zbulim, ashtu edhe për sulme ndaj objektivave brenda Ukrainës. Skibitskiy thotë se presidenti rus Vladimir Putin mund t’i kërkojë liderit koreano-verior Kim Jong Un deri në 50...