Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është larguar dhe më pas nuk është kthyer në institucion pas përfundimit të lejes. Bëhet fjalë për Petrit Ndocin, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje. Mësohet se Ndoci duhej të kthehej në burg ditën e sotme, rreth orës 12:30, por nuk është paraqitur në institucion. Ndërkohë, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër përpara se të largohej. “Po largohem, ju dua shumë…”, mësohet se ka shkruar Ndoci ne leter. Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.
Burimi:
gijotina.com