Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ku në fokus ishte reforma territoriale. Këshilltarët kundërshtuan propozimin për bashkimin e Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të largonte shërbimet nga qytetarët dhe do të nxiste më tej shpopullimin e zonës. Mbledhja u ndoq edhe nga deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Klodiana Çapja. Himçi i kërkoi kryebashkiakut Florenc Doka të shprehë qëndrimin e tij për procesin, ndërsa disa këshilltarë i konsideruan dëgjesat publike të vonuara dhe formale. Si një alternativë u propozua edhe zhvillimi i një referendumi me komunitetin. Kryebashkiaku Florenc Doka deklaroi se nuk dëshiron të marrë një qëndrim përfundimtar për të ardhmen e Bashkisë së Cërrikut pa përfunduar më parë dëgjesat publike...