Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, furgoni përplaset me barrierat, plagosen disa udhëtarë
Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut të vendit. Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i furgonit ka devijuar nga trajektorja dhe është përplasur me barrierat metalike anësore të autostradës. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa prej udhëtarëve, ndërsa dy prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit, zbardhjen e rrethanave dhe disiplinimin e trafikut. Kryqëzimi pranë “Pushimit të Shoferit” konsiderohet prej kohësh një pikë problematike për qarkullimin rrugor, ku janë regjistruar një sërë aksidentesh. Pavarësisht problematikës së përsëritur, zona vijon të jetë...
Burimi:
syri.net