Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!
Fluks mjetesh dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës në Dibër, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Banorët e Qarkut Dibër vijojnë t’i drejtohen Maqedonisë së Veriut për tu furnizuar me karburant dhe ushqime të shportës. Çmimi i lartë i naftës në vendin tonë që aktualisht tregtohet me 219 lekë për litër, ka bërë që qytetarët të shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe shkojnë për tu furnizuar me automjetet e tyre. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata në Doganën e Bllatës teksa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin me orë të gjata. Në Maqedoninë e Veriut sipas drejtuesve të mjeteve një litër naftë tregtohet me 160 lekë, me një diferencë prej 60 lekësh me vendin tonë. Ndonëse rreth...
Burimi:
javanews.al