Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike. Ashtu si në ditët e fundit, protestuesit pritet të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe fjalimet e tyre. Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca. Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike. “Rama në burg, Berisha në burg” është kthyer në një prej thirrjeve kryesore të protestuesve. Krahas saj, gjatë tubimeve janë dëgjuar edhe sloganet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe...
Burimi:
gijotina.com