Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të cilën është arrestuar 70-vjeçari Pjerin Bitani. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti mes dy fqinjëve dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit. Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin. Sipas dëshmisë së dhënë nga Bitani në polici, përplasja mes dy fqinjëve ka vijuar në një pjesë të rrugës pranë lokalit, ku situata është përshkallëzuar pas një debati verbal. Burime nga hetimi bëjnë me dije se 70-vjeçari ka pretenduar se Bruçi e...
Burimi:
gijotina.com