Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut. Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Burimi:
gijotina.com