Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës duke deklaruar se politikat e qeverisë kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendi. Berisha e lidh këtë edhe me reformën territoriale, duke pretenduar se shkrirja e bashkive dhe largimi i shërbimeve nga qytetarët e kanë bërë jetën më të vështirë dhe më të kushtueshme. Ai paralajmëron se një reformë e re territoriale, me reduktim të mëtejshëm të bashkive, mund të sjellë një valë tjetër shpopullimi. “Në vend që të ndalë largimin e shqiptarëve, kjo qeveri po ndërton politika që e ushqejnë atë”, deklaroi Berisha. Postimi: Politikat e Edi Ramës kanë larguar nga Shqipëria dy herë më shumë shqiptarë sesa politikat e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Reforma territoriale nuk kishte në thelb vetëm zhdukjen...
Burimi:
gijotina.com