Frika nga konfliktet dhe zjarret pyjore nxisin rritjen e mbajtjes së parave të gatshme

Frika nga konfliktet dhe zjarret pyjore nxisin rritjen e mbajtjes së parave të gatshme

Evropianët po mbajnë më shumë para të gatshme pavarësisht rritjes së pagesave digjitale, me frikën për zjarret pyjore, konfliktet dhe emergjencat e tjera që nxisin kërkesën për kartëmonedha, tha të premten kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), transmeton Anadolu. Pavarësisht se pagesat pa kontakt dominojnë në shumë qytete evropiane, sasia e parave të gatshme në qarkullim po rritet, tha kryeekonomisti i BQE-së, Philip Lane, në konferencën e shkollës verore MacGill në Irlandë. "Stoku total i kartëmonedhave po vazhdon të rritet. Në transaksione, (numri i kartëmonedhave) po ulet, por për sa i përket stokut (po rritet)", u citua Lane nga e përditshmja britanike The Guardian. Vitin e kaluar, qytetarët evropianë u këshilluan të grumbullonin mjaftueshëm ushqim, ujë dhe sende thelbësore për 72 orë në rast të...