S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve

S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve

Mungesa e luftës në Afganistan gjatë pesë vjetëve që kur talianët rimorën pushtetin, teksa forcat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi, nuk nënkupton siguri për popullin afgan, u tha në një panel diskutimi të organizuar nga Radio Evropa e Lirë (REL). Paneli – ku morën pjesë zëvendëspresidentja dhe shefja e operacioneve në REL, Lisa Curtis, ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, gjenerali H.R. McMaster, ish-ambasadorja afgane në Norvegji, Shukria Barakzai, dhe eksperti rajonal Ahmad Khalid Majidyar – vuri në pah se, ndonëse kanë kaluar pesë vjet që kur talibanët rimorën pushtetin, Afganistani mbetet në një udhëkryq kritik, me gratë që janë përjashtuar nga jeta publike dhe me shtypjen e lirisë së medias dhe të shoqërisë civile. “Siguria është më shumë se mungesa e luftës”, tha Barakzai gjatë...