Prapaskenat e Rambujesë/ Thaçi: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin…
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej momenteve më të rëndësishme të procesit të Rambujesë, kthimit të tij në Kosovë gjatë luftës dhe rrugës drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo është intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Duke folur për Rambujenë, Thaçi ka thënë se në fillim të konferencës çështjet e referendumit për Kosovën dhe transformimit të UÇK-së ishin të papranueshme për faktorët ndërkombëtarë. Sipas tij, vetëm pak orë para përfundimit të konferencës, delegacioni kosovar arriti të siguronte nga Shtetet e Bashkuara zotimin...
Burimi:
syri.net