VIDEO – “Rrugorja” e Shkodrës e pamëshirshme, mëse 1900 gjoba, 2 procedime penale, 52 patenta pezullim

VIDEO – “Rrugorja” e Shkodrës e pamëshirshme, mëse 1900 gjoba, 2 procedime penale, 52 patenta pezullim

Policia Rrugore e Shkodrës, monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.Si rezultat i monitorimit, gjatë dy javëve, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi,...