“Jemi kundër veprimeve të Kurtit”- PDK vijon për të shtatën ditë aksionin para Qeverisë së Kosovës, i bashkohen edhe deputetët e ‘Aleancës’
Partia Demokratike e Kosovës ka vijuar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Në aksionin e sotëm janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, ndërsa pjesë e protestës kanë qenë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit. Asamblistja e PDK-së në Lipjan, Yllëza Bedrolli, deklaroi se institucionet nuk duhet të mbahen të bllokuara dhe i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit të rikthehen në Kuvend për të vijuar procesin e formimit të institucioneve. “Ne nuk mund të lejojmë që të bllokohen institucionet dhe të mbyllen dyert e një institucioni publik siç është Kuvendi”, tha Bedrolli, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe interesit të Republikës....
Burimi:
javanews.al