A lirohet menjëherë Thaçi nëse shpallet i pafajshëm?
Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator do ta shpallë aktgjykimin në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Por, edhe nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpallet i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi. Arsyeja është se ndaj Thaçit po zhvillohet paralelisht edhe një proces tjetër në Hagë, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara, një i akuzuar i paraburgosur që shpallet i pafajshëm lirohet menjëherë, përveç nëse mbahet ligjërisht në paraburgim për një çështje tjetër ose është duke vuajtur dënim për vepra të tjera penale. Në rastin e Thaçit,...
Burimi:
ntv.al