Policia merr përgjegjësinë nga KFOR, qytetarët: Hap drejt normalizimit

Policia merr përgjegjësinë nga KFOR, qytetarët: Hap drejt normalizimit

Kosova E Premte, 21 Gusht 2026 15:42 Dhjetë ditë pasi KFOR-i njoftoi nisjen e tranzicionit gradual të pranisë së tij të përhershme në urën kryesore mbi Ibër, përgjegjësia për sigurinë e kësaj pike ka kaluar te Policia e Kosovës. Në Mitrovicën e Veriut, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e shohin këtë si një hap drejt normalizimit të situatës dhe, potencialisht, hapjes së urës edhe për automjete. Sipas tyre, në këtë pjesë të qytetit nuk ka pasur tensione serioze prej vitesh dhe prania e vazhdueshme e forcave ndërkombëtare në urë nuk është më e nevojshme. “Besoj që ka ardhur koha. Më në fund është marrë ky vendim. Veriu ka nevojë për investime që kanë munguar tani prej 27 vitesh. Tension në veri, edhe te ura,...