”Live me Luizin” në Top Channel
Showbiz E Premte, 21 Gusht 2026 15:46 Luiz Ejlli rikthehet në ekranin e Top Channel. Faqja zyrtare e televizionit ka publikuar spotin promovues të programit të tij më të ri të titulluar “Live me Luizin”, shoqëruar me mesazhin e shkurtër e të qartë: “Bëhuni gati…”. Emisioni i tij do të mbahet të premten mbrëma. Lidhur me konceptin dhe dinamikën, vetë Luizi është shprehur javë më parë. “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.
Burimi:
kohajone.com