Agron Llakaj drejt rikthimit të bujshëm në “Portokalli”, pritet të marrë drejtimin pas 16 vitesh

Agron Llakaj drejt rikthimit të bujshëm në “Portokalli”, pritet të marrë drejtimin pas 16 vitesh

Një rikthim i bujshëm pritet të ndodhë në sezonin e ri televiziv të “Portokalli”. Agron Llakaj, një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar dhe një prej emrave historikë të spektaklit, raportohet se do të rikthehet në program pas rreth 16 vitesh. Sipas informacioneve të publikuara nga Faktor.al, Llakaj pritet të marrë një rol qendror në spektakël, duke mbajtur si drejtimin e programit, ashtu edhe rolin e regjisorit. RIKTHIMI I AGRON LLAKAJT DO TË SHËNONTE NJË NGA NDRYSHIMET MË TË MËDHA TË “PORTOKALLI” NË VITET E FUNDIT. Llakaj ka qenë një prej figurave që identifikoi vitet e para të spektaklit, jo vetëm si moderator, por edhe përmes personazheve dhe interpretimeve të tij që mbetën gjatë në kujtesën e publikut. Faktor.al raporton gjithashtu se ndryshimet...