Berisha “plas” ndaj Ramës: Ka larguar dy herë më shumë shqiptarë se Çubrilloviçi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar se politikat e saj kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendi. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha pretendon se politikat e qeverisë Rama kanë shkaktuar një valë të madhe emigrimi, duke bërë një krahasim me politikat e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. “Politikat e Edi Ramës kanë larguar nga Shqipëria dy herë më shumë shqiptarë sesa politikat e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë”, shkruan Berisha. Postimi: Politikat e Edi Ramës kanë larguar nga Shqipëria dy herë më shumë shqiptarë sesa politikat e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Reforma territoriale nuk kishte në thelb vetëm zhdukjen e disa bashkive e komunave, por edhe...
Burimi:
ntv.al