“Më ofendoi para familjarëve”/ Zbardhet versioni i 70-vjeçarit që plagosi Bruçin
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të cilën është arrestuar 70-vjeçari Pjerin Bitani. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti mes dy fqinjëve dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit. Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara edhe nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin. Përplasja mes dy fqinjëve më pas ka vijuar në rrugën pranë lokalit, ku debati verbal është përshkallëzuar. Në dëshminë e dhënë në polici, 70-vjeçari ka pretenduar se Bruçi e ka ofenduar në prani të familjarëve që ndodheshin në lokal. Sipas versionit...
Burimi:
ntv.al