Pas koncesioneve, kush do të marrë milionat e shëndetësisë?/ Një operator shtetëror merr sterilizimin, check-up-in dhe dializën
Tre nga shërbimet më të kushtueshme dhe më të debatuara të shëndetësisë shqiptare po hyjnë në një fazë të re. Sterilizimi, kontrolli mjekësor bazë – i njohur si check-up – dhe shërbimi i hemodializës do të përqendrohen te një shoqëri e vetme me kapital 100 për qind shtetëror. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave më 30 korrik 2026. Shoqëria që në fund të vitit 2025 u krijua si Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit, tashmë ndryshon emër dhe funksion. Ajo quhet: OPERATORI I SHËRBIMEVE TË INTEGRUARA SHËNDETËSORE – OSHISH. Dhe kompetencat e saj zgjerohen ndjeshëm. Sipas vendimit të qeverisë, OSHISH do të ofrojë shërbimet e sterilizimit, do të organizojë dhe administrojë Programin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë dhe do të marrë shërbimin e...
Burimi:
ntv.al