‘Kushdo që e viziton vdes’/ Mark Zuckerberg sfidon legjendën, blen kështjellën historike
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, së bashku me bashkëshorten e tij Priscilla Chan, kanë blerë një prej rezidencave më mbresëlënëse historike në Irlandë. Blerja është konfirmuar nga një zëdhënës i Zuckerberg, i cili tha se familja e tij mezi pret të kujdeset për këtë shtëpi historike dhe të kalojë kohë në Irlandë, ku Meta ka selinë ndërkombëtare. Marrëveshja nuk është bërë publike në të dhënat zyrtare, por vlera e pronës raportohet të jetë mes 23 dhe 35 milionë dollarëve. Kështjella ka një sipërfaqe prej rreth 16 mijë metrash katrorë dhe është ndërtuar rreth vitit 1830 për John Keeley, një ish-politikan konservator britanik. Përtej vlerës së saj arkitekturore, Kështjella Strancally shoqërohet edhe me legjendë. Shkrimtari anglez William Howitt, i cili vdiq në vitin 1879, kishte...
Burimi:
ntv.al