Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!
Gjashtë ditë masterklasa, filma, shkëmbim idesh dhe krijim lidhjesh të reja mes artistëve nga Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Njëzet e pesë kineastë dhe artistë të rinj nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për gjashtë ditë në Sarajevë, ku patën mundësi të mësojnë nga disa prej emrave të njohur të kinematografisë botërore, të prezantojnë punën e tyre dhe të krijojnë kontakte për bashkëpunime të ardhshme. Programi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Dytë Rajonale për Bashkëpunimin Kulturor të të Rinjve, organizuar nga Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor (WBYL) i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me financim të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Festivalin e Filmit në Sarajevë. Pjesëmarrësit, studentë të akademive të filmit dhe...
Burimi:
javanews.al