Kori Siparantum përfundon garën e parë në Festivalin Koral të Malajzisë 2026
Kori Siparantum ka përfunduar paraqitjen e tij të parë në kuadër të Malaysian Choral Eisteddfod (MCE) – Malaysian Choral Festival 2026, duke garuar në kategorinë B4 – Vocal Ensemble. Përfaqësuesit e Kosovës u ngjitën në skenë me një program që solli kulturën, traditën dhe identitetin muzikor shqiptar para publikut ndërkombëtar. Në këtë paraqitje u interpretua vepra “PAX” e kompozitorit Memli Kelmendi, me tenorin Rizah Jahaj dhe nën dirigjimin e vetë Kelmendit. Gjithashtu u prezantua edhe vepra “Pakëz në ëndërr pakëz në zhgëndërr” e kompozitorit Baki Jashari, me interpretimin e recitatorit Shaban Behramaj, përcjell KultPlus. Nga Kuala Lumpur, kori bëri të ditur se performanca u karakterizua nga energjia dhe angazhimi i anëtarëve, të cilët përcollën përmes muzikës elemente të kulturës dhe traditës shqiptare. Siparantum do të...
Burimi:
kultplus.com