Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë

Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë

Një agresor me shpatë plagosi disa persona në një shkollë të mesme në Suedinë qendrore të premten, thanë autoritetet, ndërsa raportet e medias treguan se policia e kishte qëlluar të dyshuarin.  “Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, tha komuna Fagersta në një deklaratë, duke shtuar se sulmuesi ishte ndaluar nga policia. “Policia po vazhdon të punojë në vendngjarje me një numër burimesh të ndryshme. Publikut i kërkohet të respektojë bllokadat dhe të dëgjojë udhëzimet e policisë.” Gazeta lokale Aftonbladet raportoi se një person që mbante një hanxhar ishte qëlluar në këmbë nga policia. Autoritetet lokale nuk dhanë detaje rreth numrit të personave të plagosur. Megjithatë, ato konfirmuan se oficerët e policisë po kryenin kontrolle brenda shkollës,...