Euro kap një minimum të ri
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 92.53 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia e kësaj jave e thellon tendencën e zhvlerësimit të Euros gjatë këtij viti. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.8%. Këto të dhëna tregojnë se rënia e kursit të Euros është shpëejtuar sidomos gjatë muajve të deritanishëm të këtij viti. Rënia nisi që në tremujorin e parë, me një tendencë të pazakontë në raport me ecurinë historike...
Burimi:
syri.net