Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së
Një zyrtar i Komisionit Evropian, i përfshirë në diskutimet mbi kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, i ka thënë Euronews-it se Kievi ka sugjeruar që paketa e radhës e financimit për mbrojtjen të mund të përdoret për blerjen e sistemeve të raketave antibalistike, krahas kapaciteteve të tjera, shkruan Euronews. Zyrtari nuk mundi të specifikonte nëse bëhej fjalë për sistemin amerikan të raketave të mbrojtjes ajrore “Patriot” apo për ekuivalentin e tij evropian sistemin franko-italian të raketave tokë-ajër “SAMP/T NG” pasi diskutimet ishin ende në vazhdim dhe nuk ishte bërë asnjë porosi zyrtare. Porosia pritet të bëhet para muajit shtator, ndërsa parashikohet të kërkohen gjithashtu raketa dhe dronë. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,...
Burimi:
javanews.al