Ethet e gushtit në PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: “Prova” dhe sinjalet për 6 ndryshime në Qeveri?
Ditët e Gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në mandatit e katërt po shtohen. Kjo si pasojë e nisjes të vrullshme të sesionit të ri politik nga Edi Rama, me dy takime të rëndësishme gjatë kësaj fundjave dhe fillim javën tjetër në Pogradec. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ora 11:30 e të dielës do të gjejë të mbledhur në vilën qeveritare të qytetit liqenor 12 drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Burime nga PS pohuan se në fokus të këtij takimi do të jetë dokumenti Besa dhe një tjetër dokument njohur si “Prania e Besës” dorëzuar grupit parlamentar socialit në fund të korrikut. Rama nga...
Burimi:
javanews.al