‘Rama nuk hiqet me këngë e valle’/ Protestuesi:  Në shtator do të bllokohen rrugët, do përshkallëzojmë

‘Rama nuk hiqet me këngë e valle’/ Protestuesi: Në shtator do të bllokohen rrugët, do përshkallëzojmë

Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” përpara se të nisin marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë. Një prej protestuesve ka shprehur vendosmërinë e sheshit për të mos u dorëzuar. Protestuesi theksoi se synimi përfundimtar i qytetarëve është përmbysja e kryeministrit dhe shpëtimi i atdheut, duke nënvizuar se shpresa e shqiptarëve nuk do të vdesë kurrë. Ai hodhi akuza të forta mbi gjendjen e vendit, duke u shprehur se sektori i shëndetësisë, prodhimit dhe ushtrisë ndodhen në pikën më të ulët: “Këtu nuk prodhohet asnjë gozhdë, bëhet vetëm propagandë dhe mashtrohen njerëzit.” Më tej, ai paralajmëroi se aksioni qytetar do të njohë vetëm përshkallëzim gjatë muajit shtator. Sipas...