Pjesë këmbimi, çmime dhe “origjinale”, çfarë po blejmë realisht për makinat tona?
Në një magazinë pjesësh këmbimi mund të dëgjosh disa versione për të njëjtin produkt: “origjinale”, “OEM”, “gjermane”, “cilësi e parë”. Pastaj vjen çmimi. Për drejtuesin e automjetit problemi është se jo gjithmonë është e thjeshtë të kuptojë se çfarë ndryshimi ka mes produkteve që i vendosen përpara dhe çfarë po paguan realisht. Dhe kur bëhet fjalë për frenat, drejtimin apo pjesë të tjera që lidhen me sigurinë e automjetit, kjo nuk është më vetëm çështje tregtie. Është çështje sigurie. Jo duke nisur nga pretendimi se produktet që shiten janë të këqija apo të falsifikuara. Por nga një pyetje shumë më konkrete: Kur një pjesë na shitet si “origjinale”, çfarë dokumenti ose elementi identifikues e provon këtë? Për pjesët e sistemit të frenimit, për shembull, ekzistojnë...
Burimi:
ntv.al