Protestuesi: Kjo protestë zgjoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror

Protestuesi: Kjo protestë zgjoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror

Një protestues ka deklaruar se kjo protestë  zgjoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kryeministri Rama i ka kaluar të gjitha caqet e demokracisë së lirë. Sipas tij, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi janë shkelur të gjitha rregullat e Kushtetutës. “Kam një muaj që kam ardhur dhe protestoj këtu. Me synimin që protesta të arrijë qëllimin, dorëheqjen e Ramës. Kjo protestë, duhet thënë që zgjoi dhe ndërgjegjësoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror. Protesta tani duhet të jetë më e zgjeruar në Shqipëri. Rama i ka kaluar të gjitha caqet e demokracisë së lirë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Këta kanë shkelur të gjitha rregullat e Kushtetutës,” tha ai