7.7 mln euro për fiskalizimin/ Tenderi në labirint, sistemi shfaq probleme – kush e mirëmban sot?
Një nga sistemet më të rëndësishme dixhitale të shtetit shqiptar, ai që kontrollon faturat dhe transaksionet e bizneseve, ndodhet prej më shumë se një viti në qendër të një procedure prokurimi që ka kaluar nëpër pezullime, ankime dhe rivlerësime. Bëhet fjalë për tenderin e AKSHI-t: “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”. Fondi limit është rreth: 770 MILIONË LEKË PA TVSH ose afërsisht 7.7 milionë euro. Kontrata parashikon mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit për 24 muaj. Por procedura është hapur që në prill 2025. Dhe historia e saj vazhdon edhe në vitin 2026. SISTEMI QË PREK RRETH 125 MIJË TATIMPAGUES Nuk bëhet fjalë për një program periferik të administratës. Sipas dokumentacionit të procedurës, sistemi ofron shërbime për...
Burimi:
ntv.al