Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

Një operacion po zhvillohet nga policia e juglindjes për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e narkotikëve. Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se deri më tani, mësohet se në pranga ka rënë një person. Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesë, këtij të fundit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë. Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle banesash për të dyshuar të tjerë. Pritet komunikata zyrtare nga policia për detaje të tjera.